Të mirat dhe dëmet që shkaktohen nga konsumi i fasuleve

467
Sigal

Me afrimin e stinës së ftohtë, fasulet bëhen gjithnjë e
më të pranishme në tryezat tona. Përveçse cilësohen si ushqim i shëndetshëm dhe
që na “ngrohin barkun” në dimër, fasulet janë të pasura më shumë vitamina, por
gjithashtu kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme. Ndër dobitë e fasuleve
janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës
B.

Gjithashtu
fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të
cilat luftojnë qelizat kancerogjene. Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e
zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin
dhe nuk shëndoshin.


prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë
një burim të qëndrueshëm të glukozës. Por krahas dobive fasulet kanë edhe
efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë
shkaktimin e migrenë.