Greqi, goditet grupi i trafikut të drogës. Ja si drejtohej trafiku nga kapoja shqiptar

513
Sigal

Një grup i strukturuar kriminal në
fushën e narkotikëve që drejtohej nga një shtetas shqiptar, është goditur në
Greqi gjatë një operacioni anti-drogë. Sipas mediave greke, policia ka
sekuestruar rreth 440 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 59 persona, ndërkohë
që grupi i trafikut përbëhej nga rreth 146 anëtarë.

Mediat helene
citojnë se kreu i grupit kriminal banon në Shqipëri dhe se ai organizonte dhe
drejtonte gjithçka prej andej.

Sipas policisë
ky grup drejtohej nga shqiptarë i cili jeton në Shqipëri. Poshtë tij ishin dhe
4 shqiptarë që drejtonin degët e grupit kriminal.

Shtatë persona
të arrestuar, prej tyre 3 shqiptarë dhe 4 greke merreshin me kultivimin e
kanabisit. Tre persona ishin përgjegjës për trafikimin e kanabisit në kufirin
greko-shqiptar. Njëzet persona nga të cilat 17 shqiptarë merreshin me
magazinimin. Dhjetë persona, 6 shqiptarë dhe 3 bullgarë ishin korrierë.

Policia greke
thotë se kjo organizatë ka futur në Greqi 1 ton e 235 kg kanabis, 1 kg dhe 600
gram kokainë dhe një gjysmë kilogram heroinë

Po ashtu,
policia greke ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 30 mijë euro
kesh, 10 makina, 1 furgon e dy motorw që përdoreshin nga pjesëtarët e
organizatës për transportimin dhe trafikun e drogës.

Shuma që
mendohet se përfitohej nga ky trafik shkonte deri në 19 milionë euro, ndërsa
lënda narkotike dyshohet se vinte nga Shqipëria në Greqi. Pjesa më e madhe e
anëtarëve të këtij grupi ishte me kombësi të ndryshme shkruan shtypi grek.