Grabitja në Klos, reagon PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin ngjarjen tronditëse, e papranueshme gjendja e pasigurisë

139
Sigal

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Klos ku një familje u grabit dhe u dhunua, ka reaguar dhe deputetja e PD-së Dhurata Çupi. Përmes një postimi në Facebook, ajo i bën thirrje policisë dhe prokurorisë së Dibrës për zbardhjen e ngjarjes, duke shtuar se pasiguria e qytetarëve është e papranueshme.

Postimi i plotë:

Ngjarja e rëndë kriminale e grabitjes dhe dhunimit të familjes Lleshi, në fshatin Dom, Klos ka prekur të gjithë banorët e kësaj zone . Siç edhe e deklarojnë banorët e fshatit , familja Lleshi njihet si familje punëtore, e ndershme e paqtë. Si deputete e tyre, në qarkun Dibër, kêrkoj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër të zbardhin menjëherë ngjarjen që ka tronditur komunitetin fisnik të Klosit. Vonesa në zbardhjen e ngjarjes janë rënduese për drejtorinë vendore të qarkut Dibër. Gjendja e pasigurisë në vend është e papranueshme . Jeta e qytetarëve duhet të jetë e barabartë, e sigurtë dhe me vlerë, si në Tiranë, Vlorë dhe Dibër.