Grabitet shtëpia në Korçë, “maskat” përleshen me kambistin

298
Sigal

Një grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ndërsa pre e grabitjes ka rënë banesa e një kambisti.

Sipas të dhënave, në momentin e grabitjes, dy autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.

Pronari i banesë aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, deri më tani nuk dihet ende shuma e grabitur.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.