Grabitet pronarja e dyqanit në Roskovec, autorët ishin dy, dyshohet se kishin armë

304
Sigal

Pronarja e një dyqani në Roskovec të Fierit është grabitur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35.

 “Shtetasja D.V,  ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak  dhe janë larguar” njofton policia.

Uniformat blu me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Nga ana e policisë vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon me kqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.