Koronavirusi/ Turqia do të ndërtojë dy spitale dhe do të shpërndajë maska falas për qytetarët

60

Turqia do të ndërtojë dy spitale me një kapacitet prej 1.000 shtretër secila në Stamboll për shkak të pandemisë të koronavirusit në të gjithë globin, deklaroi presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Spitalet do të ndërtohen në dy anët e ndara në ngushticën e Bosforit, në njërën anë në Europë dhe tjetra në Azi.

“Ne do t’i përfundojmë ato shpejt brenda 45 ditësh dhe do t’i hapim në shërbim të popullit tonë,” shtoi ai.

Ai shtoi se sistemi turk i kujdesit shëndetësor tejkaloi “pragun e rëndësishëm” të 20,000 testeve ditore të koronavirusit.

“Ne nuk kemi ndonjë problem me testimin dhe trajtimin në spitalet tona. Për fat të mirë, deri më tani nuk kemi hasur ndonjë çështje të rëndësishme sa i përket shërbimeve shëndetësore, ushqimit, furnizimeve sanitare dhe sigurisë publike”.

Duke iu referuar një vendimi të kohëve të fundit për shpërndarjen e maskave mjekësore te njerëzit midis moshave 20 dhe 65 vjeç, Erdogan tha se ka mjaftueshëm stoqe maskash dhe plane prodhimi për të gjithë qytetarët derisa të përfundojë shpërthimi i virusit.

”Si shtet, ne jemi të vendosur të ofrojmë maska ​​falas për të gjithë qytetarët tanë”, shtoi ai.

Nga Fushata Kombëtare e Solidaritetit janë grumbulluar mbi 221 milionë dollarë, të cilat do të shpërndahen për të ndihmuar mbi 2,3 milion familje.