“Meta po lufton për interesin publik”, Gjekmarkaj: Rama kishte synim prishjen e koalicioneve, Shqipëria ka bërë regres

240
Sigal

Analisti Agron Gjekmarkaj, i deklaroi se Edi Rama e kishte si synim prishjen e koalicioneve, me qëllim që të ndalonte opozitën e vendit.

“Presidenti dërgoi në Venecia Kodin Zgjedhor dhe ishte e drejtë. Rama e kiishte si synim që të prishte koalicionet opozitare. Shqipërisë po i bëhet dëm në lidhje me integrimin. Ramës iu kërkua që të presë opinionin e Venecias, por ai nuk priti. Shqipëria sot ka shënuar regres, në shumë parametra. Garancitë janë minuar”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj thekson se presidenti Ilir Meta po bën një luftë për interesin publik.

“Paraja publike duhet që të jetë për njereëzit cdhe jo për oligarkinë. Duhet të kemi një shtet normal. Ne nuk kemi shtet demokratik. Shqipëria është fajtore dhe jo Brukseli. Jemi ne që nuk plotësojmë kushtet e Brukselit. Situata politike është e pazakontë.  Presidenti Meta po bën një luftë në interesin publik. PS do e ketë të vështirë që të dalë parti e parë politike”, u shpreh Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj nënvizoi se është një turp i madh që Shqipëria sot feston Ditën e Pavarësisë së Turqisë.

“Për ne nuk ndryshon asgjë. Edhe nëse fiton Biden, edhe nëse fiton Donald Trump, SHBA gjithmonë ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj Shqipërisë. Për ne rrezik të madh përbën kërcënimi rus. Marrëdhënia me SHBA-të është një spirancë e fortë e jona për të pasur raporte shumë të mira me Perëndimin. Është e turpshme që Shqipëria feston ditën e Pavarësisë të Turqisë”, deklaroi Gjekmarkaj.