Grabiten 13 armë në Muzeun e ri Gjirokastër

563
Sigal

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Muzeun e ri të Gjirokastrës. 13 armë të shekujve 17 dhe 19 që ishin të ekspozuara në një prej vitrinave më të bukura të këtij muzeu të hapur pak kohë më parë janë vjedhur!… Burime të mirë informuara rreth këtij muzeu që është ndërtuar falë punës së fondacionit Gjirokastra bënë të ditur se vjedhja ishte bërë pa asnjë pengesë nga persona që kishin akses në muze… Mësohet se vitrina nuk ishte thyer, dera nuk ishte shkallmuar dhe pasi kanë vjedhur armët hajdutët kanë marrë edhe regjistrimet e sistemit qendror të kamerave për të mos lënë asnjë gjurmë. Muzeu ndodhet brenda Kalasë së Gjirokastrës përballë Muzeut të Armëve. 13 armët e ekspozuara në këtë muze ishin restauruar në mënyrë vullnetare nga restauratorë të rinj anglezë të cilët erdhën në Shqipëri posaçërisht për të bërë këtë punë në formë dhurate për Gjirokastrën.  Muzeu menaxhohet nga Bashkia ndërkohë as policia e as Bashkia e Gjirokastrës nuk janë prononcuar ende për këtë ngjarje ndonëse ka ndodhur një muaj me parë. K. Pinderi