Goditje me grushte dhe sende të forta/ Dy vëllezër nga Lezha sherr me dy vëllezër nga Kosova

252
Sigal

Dy vëllezër nga Kosova janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe sende të forta me dy vëllezër me banim në Shëngjin të Lezhës.

Në konflikt janë përfshirë Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ), banues në Kosovë, dhe A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shëngjin.

Policia raporton se sherri ka nisur për motive të dobëta.

Të katër personat e lartpërmendur kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.