Goditja e paligjmërisë në Tiranë, brenda 24 orëve në pranga 20 vetë. Policia: Ja për çfarë akuzohen

571
Blutë e Tiranës njoftojnë, në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 20 shtetas.
Njoftimin zyrtar:
– 9 të arrestuar për vepra penale të ndryshme është ndaluar 1 person i shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas si dhe është shpallur 1 shtetas në kërkim.
Më konkretisht :
Janë arrestuar për vepra penale të ndryshme shtetasit:
– E. N., vjeç 32, banues në Fier, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën ‘’Sulejman Pasha‘’, është kapur duke vjedhur paketa cigaresh e pije, në kioskën e shtetases F. Gj., vjec 27 banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është dhe autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë, vepër e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
– A. Q, vjeç 34, banues në Tropojë, pasi në orën në rrugën “Bardhok Biba”, ne nje lokal, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, vepër penale e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
– shtetasi E. A., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 6 (gjashtë) cigare me peshë 5.6 (pesë pikë gjashtë) gram me amballazh, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, vepër e parashikuae nga neni 283/1 i Kodit Penal.
– K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
– shtetasi R. K., vjeç 42 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, pranë Flamurit Gjerman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Dayang”, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
– E. Q., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”, i cili ka goditur nga pas, mjetin tip “Volksvagen me drejtues E. K., duke shkaktuar dëme materiale, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
– Xh. K.,i banues në Kamëz, vjeç 52, pasi në fshatin Brar, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, një motorr sportiv pa targa, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
– K. Sh., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kompleksit ‘”Molla”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren T. Y., vjeç 74, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, vepër e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
– R. L., vjeç 59, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Zihni Sako”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan” ka humbur kontrollin dhe është u rrëzuar, duke u vetëdëmtuar, ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, vepër e parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim :
– Valmir G., vjec 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal të datës 10.06.2016, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja“. Parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Shërbimet e policisë vazhdojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sigal