Goditet me thikë 36-vjeçari, arrestohet autori. Emri

572
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një person në Saradë, duke e lënë të plagosur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Albert Lamaj, 31 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, Albert Lamaj ka plagosur me thikë shtetasin M.Gj., 36 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Sigal