Pashk Laska: Me Partizanin, i kemi mundësitë të arrijmë fitoren

818
Nga Agron KAJA.
KATEGORIA SUPERIORE/ Para sfidës të javës së 24-ët, flet për “Telegraf” Presidenti i skuadrës së Laçit, i mendon të tre rezultatet
Në 15 vite që e drejtoni skuadrën e Laçit si President, e mendoni zhgënjim për pozicionin që ka skuadra aktualisht?
Absolutisht jo që nuk kam arsye të jem i zhgënjyer. Sepse futbolli I ka oshilacionet si pjesë të tij e tashmë na duhet që edhe ne ti pranojmë ato. Gjithsesi, kryesisht në fazën e tretë, ekipi ka një vazhdimësi të mirë dhe unë jam i kënaqur që po jep maksimumin. Me 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, mund të them se ndryshimi nga dy fazat e tjera është pozitiv.

Si ndjehet Pashk Laska President i Laçit sot, kur në sezonet e kaluara luajtët edhe në Evropë e fituat trofe, sot mendoni mbijetesën?
Ne nuk ndjehemi inferior dhe nuk e mendojmë Laçin si skuadra që do të kërkojë mbijetesën. Nëse ju i referoheni vetëm renditjes, unë mendoj të kundërtën, sepse janë edhe 14 javë për tu luajtur, në të cilat janë edhe 42 pikë. Kështu që ne i kemi të gjitha mundësitë që të synojmë edhe vendin e katërt në renditje, ndoshta edhe vendin e pestë. Por, mbijetesën asnjëherë nuk e mendojmë. Ndryshimin te Laçi do ta shihni gjatë javëve në vazhdim.

Në 23 javë keni grumbulluar 22 pikë dhe renditeni në vendin e 8-të, është kjo paraqitje më e dobët e Laçit në “epokën” tuaj?
Për dy fazat e para po, sepse ato kanë qenë nga më të dobëtat që janë luajtur nga kjo skuadër në këto 15 vite që unë e drejtoj. Nuk kujtoj që të kemi marrë kaq pak pikë në dy fazat e para gjatë sezoneve të kaluar që ne marrim pjesë në Kategorinë Superiore. Mendoj se gabuam shumë në formatimin e skuadrës gjatë merkatos së verës së kaluar. Këtë gabim e kapëm gjatë merkatos së dimrit, dhe efektet janë pozitive. 

Kësisoj, duke qenë ne vendin e 8-të në renditje, ju e mendoni të sigurtë vazhdimësinë për vendet e mesit të renditjes?
Patjetër që po. Unë ja u përmenda më sipër se Laçi sot nuk është më skuadra e vitit të kaluar në dy fazat e para. Vetë rezultatet gjatë këtij viti flasin për synimin tonë. Skuadrat që ndodhen para nesh, apo t’i quajmë rivale për mesin e renditjes, nuk kanë diferenca të mëdha me pikë. Kjo na bën që të jemi realistë në synimin tonë, të cilin ne e quajmë të mundshëm për ta arritur.

Ndoshta barazimi që morët javën e kaluar ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, ja u ka rritur edhe më shumë shpresat për mbijetesë?
Ashtu sikundër luajti skuadra jonë në Gjirokastër, mundet që të merrte edhe tri pikët. Edhe barazimi është rezultat i mirë, më i mirë se humbja. Është e natyrshme që, duke parë progresin nga ndeshja në ndeshje, të ndjehesh optimist për vazhdimësinë, por duke pasur kujdesin primar për çdo kundërshtar.

Nesër prisni Partizanin në stadiumin tuaj, do ta arrini synimin për fitore?
Mundësitë tona janë reale, vetëm fitore me Partizanin, edhe pse në një sfidë të tillë të vështirë të tria rezultatet janë në fushë. Dëshira jonë është vetëm për tri pikët, dhe këtë gjithmonë e mbështesim tek gjendja e mirë që po kalon skuadra jonë gjatë fazës së tretë të Superiores aktuale.

Por, në këtë ndeshje nuk do të keni tifozët në stadium, do të jetë kjo me ndikim për rezultatin e ndeshjes me Partizanin?
Tifozët gjithmonë kanë qenë për ne impuls pozitiv për gjithçka kemi arritur deri më sot në drejtimin e Laçit. Kështu që nesër ndaj Partizanit na duhet që të luajmë edhe për ta, në kuptimin e respektit. Logjikisht nuk na bëhet mirë që të luajmë pa tifozë, sepse pa ata futbolli nuk ka bukuri. Gjithsesi, ky është një vendim disiplinor që do ta vuajmë.

Ditë më parë keni premtuar një premio 10 milionë lekë të vjetra, për disa rezultate pozitive, qëndron ky edhe për Partizanin?
Kur e kam premtuar atë premio, kam pasur parasysh progresin e skuadrës së Laçit nga ndeshja në ndeshje, në tre vjetët e fundit në kampionat. Nëse fitojnë me Partizanin, lekët aty janë dhe do ti marrin, sepse premtimi për fitore është, dhe do të mbahet në rezultat të tillë.
Laçi sot nuk është më skuadra e vitit të kaluar, si në dy fazat e para. Por, vetë rezultatet gjatë këtij viti flasin për synimin tonë. Skuadrat që ndodhen para nesh, apo ti quajmë rivale për mesin e renditjes, nuk kanë diferenca të mëdha me pikë. Kjo na bën që të jemi realistë në synimin tonë, të cilin ne e quajmë të mundshëm për ta arritur.
Ndeshjet e Laçit
FAZA E PARË
Java e 1-rë
Korabi-Laçi 0-0 
Java e 2-të
Laçi-Tirana 0-0
Java e 3-të
Skënderbeu-Laçi 1-0
Java e 4-ët
Laçi-Kukësi 0-0
Java e 5-të
Luftëtari-Laçi 1-0 
Java e 6-të
Laçi-Partizani 0-2
Java e 7-të
Vllaznia-Laçi 1-2
Java e 8-të
Laçi-Flamurtari 1-1
Java e 9-të
Teuta-Laçi 3-1
BILANCI: F 1, B 4, H 4, 
Golat 4:9
FAZA E DYTË
Java e 10-të
Laçi-Korabi 1-0 
Java e 11-të
Tirana-Laçi 1-0
Java e 12-të
Laçi-Skënderbeu 0-1 
Java e 13-ët
Kukësi-Laçi 2-0 
Java e 14-të
Laçi-Luftëtari 2-2
Java e 15-të
Partizani-Laçi 2-0 
Java e 16-të
Laçi-Vllaznia 1-0
Java e 17-të
Flamurtari-Laçi 1-0
Java e 18-të
Laçi-Teuta 0-2
BILANCI: F 2, B 1, H 6, 
Golat 4:11

FAZA E TRETË
Java e 19-të
Korabi-Laçi 0-1
Java e 20-të
Laçi-Tirana 1-0
Java e 21-të
Skënderbeu-Laçi 1-0
Java e 23-të
Laçi-Kukësi 0-0
BILANCI: F 2, B 1, H 1, 
Golat 2:1
Laçi në 23 javë
Fitore 5
Barazime 7
Humbje 11
Golat 11:22
Pikët 22
Vendi 8
Ndeshjet/ Java e 24-ët
Të shtunën, 04.03.2017
Luftëtari-Vllaznia 14:00
Korabi-Tirana 14:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Të dielën, 05. 03.2017
Laçi-Partizani 14:00
Flamurtari-Kukësi 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 23 47
2.Skënderbeu 23 47
3.Partizani 23 43
4.Luftëtari 23 29
5.Tirana 23 28
6.Vllaznia 23 27
7.Teuta 23 26
8.Laçi 23 22
9.Flamurtari 23 21 
10.Korabi 23 11
Golashënuesit
13 gola: P. Pejiç (Kukësi)
10 gola: C. Ekuban (Partizani)
8 gola: A. Taku (Tirana), H. Salihi (Skënderbeu)
7 gola: Emini (Kukësi), T. Bushiç (Flamurtari)
6 gola: Reginaldo (Luftëtari)
5 gola: N. Shtubina (Vllaznia), D. Bregu (Luftëtari), D. Shkodra (Flamurtari), L. Latifi (Skënderbeu) 
4 gola: J. Adeniy, M. Ndockyt (Tirana), S. Plaku (Korabi), I. Batha (Partizani), A. Ribaj (Teuta)
3 gola: B. Aquino (Laçi), F. Bangal (Teuta), I. Galiç (Flamurtari), K. Abazaj (Luftëtari), R. Hebaj (Vllaznia), B. Ramadani (Luftëtari) 
2 gola: A. Çyrbja, A. Magan, T. Cmajcanin (Teuta), Dvornekoviç, K. Lushtaku (Kukësi), B. Lulaj (Laçi), A. Tafili, E. Bakaj (Vllaznia), A. Shehaj, D. Alvesh, B. Telushi (Flamurtari), S. Atanda, B. Azubel, J. Bardhi (Partizani), B. Jashanica (Skënderbeu), Gj. Muzaka (1 Tirana+1Skënderbeu)
1 gol: L. Ibrahimi, A. Torrasa, L. Trashi, E. Vila, R. Malota (Partizani), F. Bardulla, S. Cicmil, E. Çinari, A. Marku, E. Vrapi, D. Pjeshka (Vllaznia), I. Berisha, A. Fazliu, B. Radoviç, A. Fazlliu (Flamurtari), E. Boyom, A. Montero, D. Rapo (Luftëtari), A. Çelhaka, Pericles, F. Toski, R. Lushkja, Mensah, F. Jonuzi (Laçi), N. Gripshi, B. Kotobelli, A. Hila (Teuta), I. Serxhinho, B. Nimaga, Radas (Skënderbeu), I. Ede, E. Hoxhallari, G. Muça, M. Nkounkou, O. Teqja (Tirana), A. Gavazaj, E. Kaja, S. Mziu, N. Nexhipi (Korabi), B. Greca, Rangel, S. Guri (Kukësi) 
Lajm i keq te Kombëtarja, dëmtohet Mavraj, në dyshim ndaj Italisë
Një lajm jo i mirë ka ardhur dje për Kombëtaren tonë, pasi mbrojtësi Margim Mavraj nuk do të jetë në përbërjen e skuadrës sonë përfaqësuese për ndeshjen e 24 marsit kundër Italisë. Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim me Hamburgun dhe pritet të jetë jashtë fushave për katër javët e ardhshme. Trajneri i ekipit gjerman, Markus Gisdol, në prag të takimit të sotëm me Hertën e Berlinit, ka deklaruar se nuk do ta ketë në dispozicion Mavrajn për shkak të dëmtimit. Por, ky dëmtim është njëherësh edhe një lajm i keq për trajnerin e Kombëtares sonë, Xhani De Biazin, i cili duhet të mendojë më shumë tashmë se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në qendër të mbrojtjes sonë për takimin që do të luhet ndaj Italisë në Palermo. Nuk ka nevojë për operacion, por Mavrajt do t’i duhet një muaj për ta shkelur sërish fushën, çka do të thotë se nuk mund të jetë i gatshëm për Shqipërinë. 
Tjetër sukses për Izmir Smajlajn, kualifikohet Luiza Gega në 1500m
Dje janë zhvilluar garat për dy atletët tanë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Beograd që nga data 2 mars 2017. Izmir Smajlaj u kualifikua për në finalen e kërcimit së gjati, pasi ai e siguroi atë me kërcimin 7.98 metra. Ky ishte i njëjti rezultat me të cilin gjashtë ditë më parë u shpall kampion i Ballkanit, po në Beograd, i cili njëherësh është edhe një rekord kombëtar në atletikën shqiptare. Ditën e sotme në ora 19:30, Smajlaj do të synojë medalje në këtë Kampionat Evropian, e për këtë duhet të shpresojmë. Ndërkohë që dje garoi edhe Luiza Gega në 1500 metra, e cila me kohën 4:13.40 renditet e nënta, vetëm 3 sekonda larg vendit të parë që u arrit nga britanikja Laura Muir. Edhe kështu, Luiza kualifikohet për në baterinë finale, e cila do të zhvillohet nesër. Gjithsesi, duket se sukseset janë më shumë pranë për dy atletët tanë në këtë Kampionat Evropian për salla të mbyllura që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, të cilat përfundojnë të dielën më 5 mars 2017.
Skënderbeu shpërndan bazë material dhe bileta në shkolla 
Ka një nismë në Korçë, për ti kthyer të rinjtë korçarë në stadium, për ta mbështetur skuadrën e Skënderbeut në të gjitha ndeshjet që ai zhvillon në këtë stadium. Kjo nismë ka vazhduar edhe dje një përfaqësi e kampionëve të Shqipërisë kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi” në qytetin e Korçës, ku kanë shpërndarë bazë materiale dhe bileta për nxënësit. Duke qenë para ndeshjes kundër Teutës, e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore, drejtuesit e skuadrës korçare e kanë quajtur këtë si një formë e cila do t’i sjellë relaksin skuadrës, njëherësh edhe lirshmërinë për fitoren sot me Teutën. Skënderbeu ndodhet në vendin e 2-të në tabelën e renditjes të Kategorisë Superiore, me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të 1-rë nga 47, por me golavarazh më të dobët nga verilindorët, të cilët luajnë nesër në Vlorë ndaj Flamurtarit. 

Trajnerët e Superiores
Sezoni 2016 – 2017
KUKËSI/ A. Gjoka 
PARTIZANI/ A. Sormani, S. Starova
SKËNDERBEU/ A. Agostineli, i. Daja
TIRANA/ I. Daja, M. Josa 
LUFTËTARI/ M. Milinkoviç
VLLAZNIA/ A. Cungu
FLAMURTARI/ G. Magani, G. Mezani, Sh. Duro
TEUTA/ Ç. Bexhi, G. Magani 
LAÇI/ M. Troisi, R. Ndreu
KORABI/ A. Mergjyshi, G. Haxhiu
Sigal