“Goditet biznesi vendas me rritjen e akcizës së birrës”- Buxheti për 2023-shin, Meta: Shkon vetëm për të larë borxhet

88
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se buxheti i shtetit për vitin 2023 shkon vetëm për të larë borxhet e qeverisë, dhe nuk mbështet shtresat në nevojë.

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se me rritjen e akcizës së birrës dhe 10-fishimin e gjobave Rama tregon se njeh vetëm gjuhën e urrejtjes ndaj biznesve, teksa  bëri thirrje: “Që mos trajtohet më Shqipëria cdo pronë publike në këtë mënyrë të gjithë duhet të dalin e të thonë fjalën e tyre e të protesetojnë më 12 nëntor”.

Ilir Meta: Ndërkohë që një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Ky Buxhet parashikon 11.9 miliard Euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.

Ky Buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:

Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.

Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.

Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfëra lidhur me rritjen e çmimeve.

Është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin 2023.

Buxheti për Shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta për shkak të Covidit dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë.

Goditet biznesi vendas dhe kjo është shumë e qartë me disa vendime siç është

b.Rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas

c.Është taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privat të energjisë elektrike.

Performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfimohet sërisht edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% te PBB-së duke qënë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%.

Që mos trajtohet më Shqipëria cdo pronë publike në këtë mënyrë të gjithë duhet të dalin e të thonë fjalën e tyre e të protesetojnë më 12 nëntor.