Sigal

Shërbimi Informativ i Shtetit , ka reaguar menjëherë pas lajmit të shpërndarë  në disa media shqiptare të cilat i referohen të përditshmes britanike “The Indipendent” në lidhje me publikimin nga shteti shqiptar të informacioneve konfidenciale  për pjestarët e SHISH.

Ja njoftimi zyrtar dhe reagimi i SHISH:

“Lajmi për publikimin e informacioneve sekrete të SHISH është i pavërtetë. SHISH deklaron se e trajton informacionin e klasifikuar në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE. Me keqardhje nuk mund të bëjmë asnjë koment më shumë.”