Gjykata:Postimi i Tahirit në “Fb” nuk shkeli privatësinë e Nokës e Ristanit

555
 TIRANE– Gjykata e Tiranës zbardh vendimin dhe argumentim se përse ministri Saimir Tahiri nuk duhet të gjobitet për dëmin e shkaktuar Flamur Nokës dhe Arben Ristanit, gjatë kohës që ai vetë ishte deputet dhe Noka me Ristanin respektivisht Ministër dhe zëvendësministër i Brendshëm. Noka dhe Ristani kërkuan respektivisht 5 mln dhe 1 mln lekë të reja, me dënimin që Tahiri u ka shkaktuar duke publikuar në profilin e tij një foto të tyren me Vlash Gjonin shoferin e Arben Frrokut. Fotoja përafronte me kohën kur kryekomisari Dritan Lamaj shkarkohej nga posti i shefit të komisariatit të policisë në Kombinat dhe dërgohej në një post honorifik të trajnimit policor, pas konflikteve që pati për shkak të detyrës me Frrokun. Konflikte që sipas krimeve të rënda ishin motive që në shkurtin e vitit të kaluar, Frroku të organizonte atentatin për vrasjen e kryekomisarit. Profilit në “Facebook” i janë referuar disa media duke aluduar për lidhje të Nokës dhe Ristanit me vrasësin e dyshuar të kryekomisarit Lamaj. Sipas vendimit të gjykatës, titujt e gazetave nuk kanë lidhje me përmbajtjen e postimit në “Facebook”, në të cilin thuhet : “…këto foto shtojnë dyshimin publik…”, pra nuk thuhet se këto foto vërtetojnë lidhjet me krimin.  “Në analizë të pretendimeve të palëve, provave të paraqitura dhe të ligjit, konkludon se padia e ngritur nga paditësit nuk është e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet rrëzuar”, shprehet gjykata.
Sigal

 Dy provat më të fortatë rrëzimit të padisë janë se:
Në cilësinë e një personi publik, me ndikim në opinion, në asnjë moment pas mediatizimit të burimit të lajmit dhe veshjes së këtij burimi, faqes së tij personale në FB, nuk rezulton të jetë bërë një përgënjeshtrim në media madje as edhe pas depozitimit të padisë, gjykata vlerëson se në rastin konkret, duhet të prezumohet si i vërtetë fakti i pretenduar në lidhje me përkatësinë e faqes së FB dhe me postimin në të, të fotove të shoqëruara me koment nga ana e të paditurit.
Dhe se në asnjë rast, të asnjërës nga mediat që e ka publikuar foton dhe lajmin, nuk provohet që teksti bashkë me fotografitë t’u jetë nisur atyre nga Tahiri.