Gjykata cakton “arrest me burg” për Alda Klosin

117
Sigal

Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për Alda Klosin.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të martë me praninë dhe të avokatit mbrojtës të saj, i cili më herët tha për mediat se kanë një qëndrim për deklaratat e bëra nga pastruesja Rozeta Dobi të cilin do e bënin publik pas seancës.

Alda Klosi u arrestua pak ditë më parë, për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka akuzuar Alda Klosin se kjo e fundit i ka kërkuar që t’ia ruajë paratë për shkak se kishte konflikte me bashkëshortin.