Gjuha shqipe pjesë e programit të përkthimit Microsoft

243
Sigal

Gjuha shqipe tani do të jetë pjesë e programit kompjuteritk të përkthimin  ‘Microsoft Translator’. Njoftimi u bë më 22 shkurt në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amëtare, një ditë e organizuar nga UNESCO për të promovuar larminë gjuhësore dhe kulturore.

‘Microsoft Translator’ është një program që përkthen në mënyrë simultane nga një gjuhë në tjetrën. Gjuhët e reja të futura në program ishin edhe gjuha amharic, Armenisht, azerbajxhanisht, Kmerisht (Kamboxha), lao (Laos), mianmar, nepali dhe tigrinje (Eritrea).

Microsoft Translator tani ofron 83 gjuhë të ndryshme, përfshirë dialekte të frëngjishtes , portugalishtes, dhe sisteme të shumta shkrimi për gjuhë si kinezja dhe serbishtja.

Shqip tani mund të përdoret në aplikacionet Microsoft Translator, Office, Bing, Azure.

Gjuha shqipe ka dy dialekte: toskërisht dhe gegënisht.

Ka rreth 7,5 milion shqipfolës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, si dhe në vendet e tjera ku diaspora është e pranishme.

Shqipja është një gjuhë indo-evropiane, por me degën e vet të veçantë dhe nuk është e lidhur ngushtë me ndonjë gjuhë tjetër.

Megjithatë ka disa fjalë që janë të ngjashme me gjuhët si italisht, frëngjisht, turqisht dhe keltisht.