Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve Politik të Shqipërisë kërkesë qeverisë: Ngrini Parcelën Kombëtare të Kujtesës

314
Sigal

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve Politik të Shqipërisë ka dërguar kërkesë qeverisë shqiptare për ngritjen e menjëhershme të Parcelës Kombëtare të Kujtesës në Tiranë kushtuar 4500 shqiptarëve të vrarë dhe që ju kanë zhdukur kufomat regjimi komuniste.

Ndërtimi i Parcelës Kombëtare të kujtesës  në nderim të 4500 të  pushkatuarve dhe të zhdukur kufomat e tyre nga diktatura komuniste  çështje kombëtare, domosdoshmëri jetike për shoqërinë dhe të ardhmen e demokracisë! Ismail Kadareja, Sami Repishti, Fran Shkreli, Luljeta Lleshanaku,etj mbështesin fuqishëm dhe i kërkojnë qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës ngritjen e menjihershme të Parcelës Kombëtare të Kujtesës në Tiranë kushtura 4500 shqiptarve të vrarve dhe që ju kan zhdukur kufomat regjimi komuniste dhe sot nuk kan një varr në tokën e tyre. Solidarizimi një obligim moral ndaj jetëve të vrara e trupave të zhdukur, një kujtesë për këta pishtarë të lirisë për brezat që po rriten në demokraci dhe skan njohuri mbi këto krime barbare, një qetsim shpirtnor ndaj familjarve që u jan zhdukur pjestarët e tyre,  një shërbim patriotik ndaj Kombit!
Me inisiativën dhe vendimin tonë kanë shprehur solidaritetin e tyre Shkrimtari i madh Ismail Kadareja  me bashkëshorten Elenën, ikona e antikomunizmit ish i burgosuri politik në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, Aktivist i të drejtave e lirive të njeriut, dhe mbrojtsi i çeshtjes shqiptare në Ballkan, Prof. Sami Repishti,ish Drejtori i Zërit të Amerikës dhe ish-Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Fran Shkreli, Shkrimtari i burgosur politik Visar Zhiti, shkrimtarja e shquar Luljeta Lleshanaku, shkrimtari dhe Diplomati Yljet Aliçka, Poetet e shquar Elida & Skender Buçpapa,Prof. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit, Rektori i UET, Prof. Selami Xhepa, Drejtori i Institutit të Historisë Prof. Beqir Meta, Historiani Prof. Romeo Gurakuqi. Prof. Sadik Bejko, Prof. Femi Zekthi, Prof. Ergys Mërtiri,Artisti i Popullit Nderi i Kombit Robert Ndrenika. Aktori Skender Cala Mjeshtër i Madh, Gazetat Dielli dhe Iliria, Nyjork, Tv. Shijak, TV FaxNjuz,Instituti i Studimeve Politike, Organizata e grave të Persekutuarve në Njyujork me Kryetare Mimoza Dajçi.Prof. Jakup Azemi Oksford Britani e Madhe,Prof. Juli Cami Havard SHBA, Diplomatët Tomor Alizoti,Mal Berisha, Magjun Peka, Aktivistja e të Drejtave të shoqërisë civile Entela Binjaku,  Gazetarët Adi Krasta, Astrit Lulushi,Thansa Xhika  Dalip Greca,dhe Prof. Ana Xhika, Alfred Lela, Enkel Demi, Intelektuali Anton Çefa,Piktori i internuar për 45 vite nga regjimi komunist Lek Preng Previzi, Piktori Gazmen Leka Prof.i Akademisë së Arteve Universiteti i Tiranës, ish Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Zotërinjtë Alfred Mosiu, Bamir Topi, Bujar Nishani e Sali Berisha, ish Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Edita Tahiri Ish Zëvendëskryeministre dheKryenegociatore  Former Deputy Primeminister and Chief Negotiator RËLSEE Chair Kosova. Arkitekte Safete Spahia Shkup.

Krytari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Zoti Lulzim Basha, Institucioni i Avokatit të Popullit,të Republikës së Shqipërisë, si dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu ju njoftojmë se Piktori Bujar Kapexhiu ka bërë skicën e parcelës pishtarë me emrat e tyre që të jen në kodrat përball  korpusit të Universitetit të Tiranës në krahun e Liqenit artificial të Tiranës.Kjo skicë u është dërguar disa Skluptorve për të dhënë mendimet e sugjerimet e tyre. Institucjoni i Avokatit të Populli në bashkëpunim me Unionin i është drejtuar Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës për percaktimi i vendit ku e kërkojmë ne.. Ndërimi i Parcelës Kombëtare të  Kujtesës me moton:  MOS HARRO, KUJTO TË KALUARËN , NDËRTO TË ARDHMEN.

Presim solidarizime nga individë, dhe subjekte të ndryshme. Solidarizimin tuaj mund ta dërgoni në adresën elektronike [email protected]

Besim Ndregjoni*

Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

President i Unionit Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurve Politike të Shqipërisë!