Vlerësimi nga DASH, Rama: Dvorani kampion i antikorrupsionit

234
Sigal

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi Ardian Dvoranin me titullin Kampion i Korrupsionit. Kryeministri Edi Rama, në një deklarim në Facebook thotë se ky vlerësim vjen pas suksesit që ka reforma në drejtësi.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”,- shkruan Rama në reagimin e tij.