Gjirokastër/ Shoferi humb kontrolli, kamioni rrëzohet në një zonë të pyllëzuar, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit shtepëz të Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar.

NOA

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se një person është dëmtuar rëndë. Zjarrfikësit dhe policia niset drejt vendit të ngjarjes.