Gjirokastër, mbyllet numërimi në pesë bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” fiton në Memaliaj

103
Sigal

Në Gjirokastrës ka përfunduar numërimi në 5 nga 7 bashkitë e këtij qarku. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur që të marrë bashkinë e Memaliajt. Sipas të dhënave kandidati Albert Malaj ka siguruar 2592 vota kundrejt kundërshtarit të PS-së Gjolek Guci me 2368.

Ndërkohë në Këlcyrë, Tepelenë, Libohovë dhe Dropull kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste.

Gjithashtu në këtë qark vijon dhe numërimi i kutive të fundit në bashkinë e Gjirokastrës ku kryeson kandidati i PS-së Flamur Golemi dhe në Përmet ku gjithashtu kryeson kandidatja e PS-së Alma Hoxha.