Sigal

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ardjan Dyli, 47 vjeç, banues në Berat.

Pasi në aksin nacional Ura e Lumit – Rrethrrotullimit i Lagjes Puntore, pranë Bar Cafe “Bora”, është kapur nga Policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.47 mg/l.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.