Gjirokastër, arrestohet 48-vjeçari ,tentoi t’i japë ryshfet policit rrugor

526
Sigal

Gazeta Telegraf/ Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga
një person pasi tentoi të korruptonte përmes ryshfetit efektivin e policisë
rrugore.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar
shtetasi Dorian Hima, 48 vjeç nga Memaliaj.
Ky shtetas është ndaluar nga policia për mosvënien e rripit
të sigurimit dhe në këtë moment ka tentuar t’i japë një shumë lekësh policit
rrugor.
48-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë së
Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.