Gjermania kërkon 300 mijë punëtor të huaj

178
Sigal

Ministri i Ekonomisë gjermane argumentoi mungesën e fuqisë punëtore pasi aktualisht janë rreth 300 mijë vende pune të lira. Ja disa nga profesionet më të kërkuara dhe pagat. Ndërkohë që shqiptarët ikin, qeveria bënë gati ligjin për dhënien e shtetësisë për të huajt që investojnë në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë: Gjermania kërkon punëtorë të huaj, janë 300 mijë vende të lira

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një emigrim i shkallës së gjerë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

‘Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion’, -tha ai të martën gjatë një konference për media.

‘Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit’, -shtoi ai. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por emigrimi më i madh do të jetë thelbësorë ‘për inxhinierët, zejtarët’ dhe profesionet e tjera.

Profesionet

Eurostat ka publikuar fitimet mesatare për orë, sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve, për vitin 2018, duke përfshirë nga vendet e rajonit Shqipërinë dhe Serbinë. Shqipëria ka pagën orare mesatare më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh dhe nëse jeni duke menduar për të bërë ndryshime në karrierën tuaj në Gjermani, atëherë, duhet të dini edhe cilat profesione paguhen më shumë. Me 94,5 për qind, kryeqyteti Berlin arrin një nivel të lartë pagash krahasuar me shtetet e tjera federale lindore. Punonjësit marrin një pagë mesatare prej 42,525 €. Gjermania bën pjesë në vendet që e kanë të përcaktuar me ligj pagën minimale. Ajo është e përcaktuar me 9,19 euro ora (aktuale në nëntor 2019). Mes të shumëpaguarve në Gjermani renditen të punësuarit në sektorin financiar dhe ekonomik, menaxherë fondesh e menaxherë të ndryshëm në firma. Më të keqpaguara janë punët e ndihmësve në gastronomi, me të paktën rreth 2.000 euro bruto në muaj.

Më poshtë gjeni 6 profesionet që paguhen më së shumti:

  1. Shef i mjekësisë – € 115,317
  2. Specialist i bashkimeve dhe blerjeve – 99,635 €
  3. Menaxher i Fondit – 83,641 €
  4. Specialist mjekësor – 80,722 €
  5. Menaxheri i llogarisë – 75,671 €
  6. 6. Menaxheri rajonal i shitjeve – 74,528 €.