Gjendet i vdekur një person në Korçë, dyshohet se …

212
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë pasi një person është gjetur i pajetë.

Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.