Gjendet i pajetë një person nga kalimtarët, detajet e para

142
Sigal

Një person është gjetur i pajetë këte të premte. Policia bën me dije se, viktima është shtetasi Sh. B., 61 vjeç.

Viktima është gjetur nga kalimtarët, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.