Kuvendi nuk humb kohë, miraton rritjen e pagave për deputetët e ministrat. Çfarë ndodhi dje në seancë

89
Sigal

Kuvendi miratoi dje rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.

Mësohet se nga 101 deputetët e pranishëm, 95 prej tyre votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër, 0 abstenime. Në të njëjtën kohë 5 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por refuzuan që të votonin dhe 39 të tjerë munguan, përfshi këtu dhe kryeministrin Edi Rama.

Pagat Ishte Behet
Presidenti 257.000 lekë 425.000 lekë
Kryeministri
Zv.Kryeministri 187.000 lekë 330.000 lekë

Kryetari I Kuvendit 229.000 lekë 393.125 lekë
Ministri 175.000 lekë 318.750 lekë
Deputeti 157.000 lekë 310.250 lekë