Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.






















