DEA në Shqipëri, Meta: Një nga qendrat e saj duhet të ishte këtu. Vendi ynë i preferuar për të gjitha llojet e trafiqeve

113
Sigal

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta në konferencën me gazetarët

Përshëndetje jam sot në këtë komunikim me ju, për shkak të situatës së përkeqësuar lidhur me hakërimin ku duhet të them se, ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e iranit, kundër sistemit tonë. Dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe rivendosur besimin e qytetarëve. Por nuk mund të mos nënvizoj që në fillim që kryehakëruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Sepse kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personale të gati 1 milion qytetarëve përpara zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët vetëm për qëllime të shantazhit elektoral. Ishte Edi Rama që mbështeti publikisht por njëkohësisht dhe shtetërisht të gjithë këtë proces kriminal të cilin e shfrytëzoi vetëm për të përmbysur vullnetin e popullit shqiptar në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ndërkohë në dhjetor u hakëruan të dhënat për rrogat e administratës dhe bizneseve.
Po në dhjetor dolën edhe numrat e celularëve të qytetarëve.
Dolën targat e makinave të individëve dhe kompanive.

Më pas, u hakerua E-Albania dhe të dhënat u nxorën nga hakeruesit edhe në shitje në pazar.

U godit sistemi TIMS. Që është një çudi e jashtëzakonshme që është një sistem perfekt dhe i mbrojtur prej kohësh. Sistemi që bëri të mundur dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

U godit edhe ALEAT. Një tjetër çudi.

Është goditur sistemi i Policisë së Shtetit, përsa i takon gjobave, duke e bërë të pamundur qytetarëve t’i likujdojnë ato e duke i ngarkuar me kamatë vonesa në mënyrë të padrejtë.

Është bllokuar sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore dhe nuk lëshohen vërtetimet gjyqësore.
Është goditur edhe sistemi ADAMS dhe MEMEX, i Policisë së Shetit, që përbën realisht trurin e policisë dhe bazën në luftën kundër krimit.
Janë hakëruar edhe serverat e kamerave të Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, ju ftoj të kujtoni që Edi Rama duke e ditur këtë situatë prej kohësh pasi ka qenë i informuar, në 6 Maj 2022, kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet E-Albania, pra t’i fuste në sistemin e tij të shqepur nga ai vetë gjë e cila për fat të mirë u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe nga të gjithë bankat e tjera, dhe të mos harrojmë që kjo kërkesë e çuditshme e Edi Ramës vinte pas goditjeve të njëpasnjëshme dhe hakërimeve masive që kishin ndodhur më parë.

Ekspertët e kompanisë Microsoft theksojnë se hakerat kanë depërtuar në databazat shqiptare, pra në E-Albania, që në Maj të vitit 2021.
Sipas hetimit, aksesi i hakerave është përforcuar në Korrik 2021, dhe gjithashtu ka kryer mjaft veprime të tjera hakeruese, ndërmjet Tetorit 2021 – Janar 2022.

Prandaj ne kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur realisht.
Të bëhet transparencë lidhur mbi masat dhe planin e rivendosjes në punë dhe garantimin e sigurisë së sistemeve.
Një vlerësim i situatës së sigurisë kombëtare.

Prokuroria duhet urgjent të bëjë një hetim shumë të thelluar e serioz, për evidentimin e të gjithë përgjegjësive të qeverisë dhe institucioneve të tjera në lidhje me menaxhimin e sigurisë së të dhënave dhe veprimet e mosveprimet e qeverisë dhe të çdo institucioni që kanë sjellë këtë situatë të papranueshme dhe shumë të rëndë të sigurisë publike dhe kombëtare.

Pasi, siç është provuar, cënimi i sigurisë kombëtare përmes hakërimit dhe sulmeve kibernetike, ka ndodhur në vazhdimësi dhe për një kohë të gjatë. Dhe përgjatë gjithë kësaj kohe Edi Rama ka mashtruar dhe vazhdon të gënjejë lidhur me dimensionet dhe pasojat e vërteta të këtij sulmi ndaj Shqipërisë, ndaj qytetarëve shqiptarë por edhe ndaj partnerëve tanë por edhe ndaj gjithë sipërmarrjeve këtu, vendase dhe të investitorëve të huaj. Njëkohësisht më duhet t’ju kujtoj se si President i Republikës kam përmbushur të gjitha detyrimet e mia për të paralajmëruar qeverinë dhe të gjithë institucionet përpara se të niste agresioni i Rusisë kundër integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës. Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare sidomos lidhur me marrjen e masave për mbrojtjen nga sulmet kibernetike të gjithë sistemit tonë edhe të bankave dhe të gjithë infrastrukturës strategjike. Edhe pas mbledhjes, përsëri, lidhur me detyrat që janë lënë aty për këtë çështje dhe me angazhimet dhe me garancitë që janë dhënë nga përfaqësuesit e qeverisë dhe institucioneve të tjera, përsëri i kam dërguar zyrtarisht shkresë zyrtare institucioneve përgjegjëse për të ndjekur gjithçka ne ramë dakord për përforcimin e këtyre masave. Edhe pasi ka ndodhur sulmi kundër Ukrainës, pak ditë më pas, përsëri është bërë një mbledhje tjetër e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ku përsëri rëndësia e forcimit të masave nga sulme të mundshme kibernetike ka qenë shumë e rëndësishme dhe sigurimet nga ana e qeverisë kanë qenë më të lartat.