Gjendet i pa jetë një person në Durrës, detajet e para

49

Një person është gjetur i pajetë në Durrës. Policia bën me dije se shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës është gjetur i pajetë në pjesën e rërës, në breg të detit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të breg detit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.