Gjashtë anëtarë të një familje në Fier të infektuar me koronavirus, mes të prekurve edhe fëmijë

490
Sigal

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier. Burime bëjnë me dije se është infektuar një familje me gjashtë anëtarë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes të infektuarve ka edhe fëmijë.

E gjithë familja është vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në Shqipëri po luftohet çdo ditë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në 383 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 154. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Fier.