Gëzim Llojida: Eksodi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë, studentët përballen me kuota zero dhe tarfia në stratosferë

120
Sigal

 

“Eksodi i bluzave të bardha” përballohet me kuota zero në universitete shtetërore dhe tarifa 2500 euro në universitete private

 

 Pedagogët e sistemit shtetëror kanë përfunduar prapa hekurave për ryshfet dhe marrje parash nga studentët, kur auditet e ministrisë së Arsimit dhe KLSH kanë raportuar ndër vite, për humbje dhe vjedhje të hapur në këtë sektor nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

1.Tani që regjistrimi nëpër universitete, disa universitete raportuan se kuotat, në shëndetin publik ishin plotësuar. Çfarë tregon ky fakt?

Ka më shumë se 12 vjet, a diçka e tillë statistika nuk ka, që kur ka nisur nga Shqipëria drejt vendeve të BE, ai që ende nuk njihet zyrtarisht, mirëpo që le ta quajmë: “Eksodi i bluzave të bardha”. Mjekë, infermierë, farmacistë, fizioterapistë, dentistë etj, të sapodiplomuar që kanë marrë diplomën dhe bluzën e bardhë gatiten për t’u nisur drejt vendeve të BE-së; Gjermani, Itali, Zvicër dhe më tej përtej oqeanit për t’u punësuar në profesionet e tyre, që u sigurojnë kushte dhe pagë më të lartë seç mund të afrojë vendi i tyre, Shqipëria.

Në një shikim të hedhur përciptazi duket se nuk ka asgjë të keqe që “Eksodi i bluzave të bardha,” furnizon ritmikisht vende të pasura si; Italia, Gjermania, Britania deri më tutje dhe me gjerë. Por në një shqyrtim më të hollë del, që këta eksodistë me diplomë në xhep të universiteteve shqiptare dhe në çantë, bluzën e bardhë të profesionit, kanë përfunduar universitetet shqiptare dhe si produkt i gatshëm shkojnë e kontribuojnë diku tjetër, jo më vendin e tyre, që i shkolloi, por në një vend tjetër ku shkollimi kushton shtrenjtë dhe si zgjidhje më e mirë është thithja e trurit intelektual të një vendi të varfër si Shqipëria. Po të shikosh praktikat e vendeve të tjera edhe më të zhvilluara si shembull po marrim Francën, po të shkolloi ky shtet me financat e tij, kushti është, që duhet të punosh atje. Nuk duhet të ikësh të emigrosh, ndryshe paguan qimet e kokës.

 

2.

…Mirëpo, meqenëse në Shqipëri, çdo vit shtohen kuotat për bluzat e bardha ngase edhe degët janë shtuar në universitete rretheve, të diplomuarit në kushtet e një mungese të vendit të punës, sigurisht që do të largohen përtej kufijve të këtij vendi, madje, një pjesë me mllef e dëshpërim dhe një tjetër me gëzim. Këtu ka dy kategori. Kategoria e parë: Nëse mund t’i ndajmë në këtë mënyrë, janë pra të diplomuarit nga universitetet private, ata që mund ta gëzojnë këtë status emigrimin për sa kohë në viset e tyre, puna në këtë profesion mungon, ata kanë paguar për të marrë dije dhe njohuri me një kosto, që mbulonte shpenzimet e tyre, ndërsa kategoria e të diplomuarve nga universitete shtetërore duhet të ndalen sipas thënies:”Ndalu beg sa ka një hendek”.

…Si mundesh të diplomohesh nga universitete shtetërore dhe të largohesh në emigrim masiv drejt punësimit në vendet e BE?

Vetëm në këtë vend që i thonë, Shqipëri, ndodhin çudirat shqiptare. Marrim p.sh: Universitetin e Vlorës, ku ka edhe degët e Mjekësisë. Një student paguan për një vit 25000 lekë dhe për 3 vjet 75 mijë lekë. Me këtë shifër qesharake, që paguan një i diplomuar në degët e mjekësisë mbulohet vetëm paga e një pedagogu për një muaj. Pra studenti shqiptar e paguan shkollimin e tij baras me pagën e një muaji të një pedagogu. Kush i mbulon muajt e tjerë, po vitet e tjerë mirëpo edhe sistemi Master. Po kohën e vitet e masterit kush ua paguan atyre shkollimin?

Shteti, pra me një llaf të thjeshtë, paguajmë ne, taksapaguesit shqiptarë. Përse, ne taksapaguesit e varfër shqiptarë, duhet të paguajmë për të shkolluar një produkt që del dhe emigron? Cili vend i BE apo vende të tjerë e ndjekin këtë praktikë që me paratë e tyre shkollohen studentët dhe më pas shkojnë e punësohen në shtete të pasur?

A duhet zbatuar ligji i arsimit të lartë. Në kushtet kur tregu është i mbi ngopur dhe diplomimi tash e tutje i shërben marrjes së njohurive dhe jo nevojës, a nuk duhej, që zbatimi i këtij ligji të prekte edhe këtë procedurë?

  • Studenti të paguajë koston reale të shkollimit të tij. Kjo ndodh në të gjitha vendet e botës. Dhe këtu është pika ku ligji i arsimit të lartë nuk është zbatuar. Një tarifë 2000 Euro për degët e mjekësisë duhet vendosur qysh prej fillimit të këtij viti mësimor. Taksapaguesit shqiptarë nuk mund të paguajnë gjithë jetën për shërbime që nuk iu kthehen më.

b- Në degët e mjekësisë duhen reduktuar kuotat deri në nivele të tilla 5 kuota të paktën për një periudhë 10 vjeçare për çdo degë të mjekësisë. Nëse kërkohen këto degë, që janë burim eksodi, le të shkollohen në universitet private me një fjalë, le t’i paguajnë vetë shpenzimet e shkollimit dhe jo pasojat të bien mbi paratë e taksapaguesve shqiptarë.

 

3.Tani le të bëhemi koshient se, përse ngrihej gjithë ajo zhurmë apo tymnajë kundër ligjit. Të mos zbatohet ligji germë për germë do të thotë: Eksodistët janë në tokën e tyre të premtuar nga politikanët. Ky është problemi i parë dhe të tjera ka si të tilla plot. Edhe në këtë kohë ku ligji është mëse i domosdoshëm për t’u zbatuar sidomos në universitetin shtetëror, ai më problematiku. Më i korruptuari dhe më i përfoluri, që ka i ka bërë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve shqiptarë. Rastet problematike janë shënuar vetëm tek universiteti shtetëror dhe është e kuptueshme arsyeja pse, sepse vetëm universitete shtetërore ka pasur deri në këto vitet e fundit kur filluan të lulëzojnë dhe ngrihen njëra pas tjetrës universitete private, të gjitha mediumet shqiptare kanë treguar raste me zë e figurë kur pedagogët e sistemit shtetëror kanë përfunduar prapa hekurave për ryshfet dhe marrje parash nga studentët, kur auditet e ministrisë së Arsimit dhe KLSH kanë raportuar ndër vite, për humbje dhe vjedhje të hapur në këtë sektor nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Është fakt, që sistemi i arsimit të lartë ka qenë në një gjendje të shthurur. Universitetet shtetërore kanë vite që marrin të gatshme produktin që del nga Matura Shtetërore. Çdo maturant pavarësisht mesatares, automatikisht nëse kishte plotësuar formularët dhe ka bërë kërkesën shkon në një universitet. Madje kaq poshtë ra ky sistem sa edhe për ngelësit në Maturën Shtetërore u përgatit një formular i veçantë dhe në vjeshtën e vonë, ngelësit shkuan të gjithë në universitet. Gjë, që në asnjë vend të botës nuk ndodh.

4.

Ngrihet një pyetje: A kanë kapacitete materiale dhe njerëzore universitetet shtetërore për të pasur një ngarkesë të tillë? Po sjellim disa fakte dhe gjykojmë. Në një sipërfaqe të vogël sot aty mësojnë mijëra studentë. Problemi kryesor në këtë universitet ishte orari, që i ktheu studentet në skllevër kur mësimet fillonin në mëngjes dhe përfundonin në mbrëmje, sipas kohëve të pedagogut. Pra, me një fjalë, studenti ndryshe nga një universitet privat, ishte në dispozicion të pedagogut. Dhe jo e kundërta në shërbim. Numri i madh i studentëve ka krijuar mbi popullim të klasave. Korrupsioni këtu ka qenë i lexueshëm dhe i përhershëm. Asnjë masë nuk ka mundur dot ta përballojë këtë “gangrenë” të arsimit të lartë. Studentët përveç taksës, që i paguanin shtetit, një taksë nën dorë u shkonte pedagogëve, të cilët kanë krijuar rrjetin e sekserëve. Një problem më vete, janë emërimet. Me një numër të madh studentësh (shteti mbushte auditorët pa gjykuar se ku do të gjendej stafi akademik) në këtë universitet janë punësuar gjithfarë pedagogësh, ca me meritë dhe aftësi dhe shumica me emërime politike dhe korrupsion. Për këtë duhen lexuar ndër vite, raportet e KLSH. Të mësuar në këto gropa korrupsioni ata kërkojnë mbijetesën nën këtë velenxë të ngrohtë shtetërore ku vegjetojnë mjaft dukuri, që prishin arsimin shqiptar. Rrënjët e korrupsionit nuk shkulen ndryshe, nëse nuk zbatohet këtë shtator, Ligji i ri i arsimit të lartë. Pra patjetër ndryshimi i ligjit shkul rrënjësisht korrupsionin që bashkëjeton prej 20 vjetësh në universitetet tona. Kundërshti ka pasur dhe do të ketë, sepse të korruptuarit nuk do të pranojnë të prishen feudet e tyre, ashtu si edhe nepotikët, tenderuesit e mjaft fenomene që kanë goditur rëndë sistemin e sotëm arsimor në Shqipëri.