Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe kjo falë lidhjeve të vjetra të miqësisë dhe vëllazërisë që bashkojnë prej shekujsh dy popujt tanë dhe dy vendet tona, të ndara vetëm nga deti Adriatik dhe Jon.
Kryetari Gjumsi shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit Bottani për ndjeshmërinë e treguar ndaj komunitetit shqiptar që jeton në atë zonë.
Nga ana e tij, Bottani vlerësoi komunitetin shqiptar, jo vetëm në Curtatone por edhe në gjithë Provincën e Mantovës, duke theksuar nivelin e tyre të lartë të integrimit dhe kontributin e tyre si një burim i madh kulturor dhe punësimi.
Të dy Kryetarët shprehën dëshirën për të bashkëpunuar në të ardhmen mes komunave të tyre në fusha të ndryshme, me mundësinë e krijimit të një binjakëzimi.
Në takim mori pjesë edhe i nderuari me Urdhëra të larta Nderi, “Komendatori i Republikës Italiane” dhe “Komendator i Selisë së Shenjtë,”, z. Petrit Kozeli, i njohur edhe nga Shqipëria me çmimin e “Ambasadorit të Kombit” i cili ishte organizuesi i këtij takimi.





















