Sigal

Nga Sadik Zeqiri – gazetar i njohur në Kosovë dhe kryeredaktor i Epoka e Re (status në facebook)

Kandidati i emëruar ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, Gent Cakaj, e i mosdekretuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kohë më parë pati deklaruar në media se po ndodhin korrigjime të përgjithshme të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Kush ia tha këtë Gentit, ku e lexoi këtë që e tha, nga kush e dëgjoi këtë, kush me kë bisedoi për këto ndryshime dhe korrigjime të mëdha të kufijve shtetërorë që po ndodhkan?!
Athua ta ketë parë dhe lexuar në ndonjë dokument sekret të NATO-s, të BE-së, të Shqipërisë apo të Kosovës?!
Do të kishte qenë mirë të na tregosh më shumë për këtë çështje, që mos të mbesim të painformuar ne që rrëqethemi kur dëgjojmë këso tema të rënda, qoftë edhe nga ti!