Gazetarët kundër riedukimit të Ramës, protestojnë sot në orën 19:00 para Kryeministrisë

116
Sigal

Sot në orën 19:00 gazetarët do të protestojnë para Kryeministrisë pasi janë kundër riedukimit të tyre nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit të premten gjatë një takimi me gazetarët dhe ministren Olta Xhaçka deklaroi se gazetari Klevin Muka duhet të futet në riedukim dhe për 3 muajt e ardhshëm nuk do t’i lejohet pjesëmarrja në konferencat e tij. Ky vendim i kryeministrit i cili bie ndesh me çdo parim të medias dhe lirisë së fjalës erdhi pasi pyetja që gazetari i drejtoi ministres nuk i pëlqeu Ramës dhe vendosi të mos përgjigjej.

Kështu gazetarët kanë vendosur që t’i dalin për zot punës që bëjnë dhe lirisë së fjalës për të mos lejuar që raste të tilla të përsëriten sërish. Pasi sipas tyre riedukimi sot është njësoj me internimin e dikurshëm.