Gazeta Telegraf/ “Kastrati”, emër dhe fuqi që provon se kompanitë shqiptare janë të afta të menaxhojnë koncesionet shqiptare

486
Sigal

Brenda Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Catalys and
Salillari” gjendet kompania e madhe dhe e fuqishme “Kastrati” e cila do të jetë
fuqia bazë e mbarëvajtjes së këtij koncesioni, që do të garantoj shërbimeve
cilësore e funksionale në çdo parametër të “Rrugës së Kombit”. 

Ekonomia shqiptare nuk vuan nga resurset, nuk është
shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore, nuk është plaçkitur nga populli, nuk po
zhvillohet nga bizneset shqiptare, por është bërë “plaçkë tregu” e aferave të
pista korruptive, të inskenuara e të realizuara në këto 25 vite prej shtetarëve
e politikanëve në interes të tyre dhe të mafies së huaj, të cilët kanë rrëmbyer
dhe po zhvatin sektorët strategjikë të ekonomisë kombëtare shqiptare për “1
copë bukë”, kundrejt ryshfeteve dhe përqindjeve në aksione, që u kanë dhënë
shtetarëve shqiptarë. Një rast tipik i pazareve mafioze ekonomike-financiare
është koncesioni i “Rrugës së Kombit”, që iu dha me pazare, klientelizëm dhe me
taksë zhvatëse ndaj shqiptarëve, kompanisë turke “Vendeka Bigli”! Kjo ‘dhuratë”
iu bë firmës turke jo për performancën dhe garancitë e saj profesionale në
shërbime ndaj rrugës, por për pazaret që u bënë me të, duke eleminuar po me
paramendim kompani e specializuara e serioze shqiptare që morën pjesë në garën
për këtë koncesion 30 vjeçar! Edhe pse kompania turke “Vendeka Bigli” ishte
jashtë çdo standardi për të përballuar këtë koncesion, Komisioni i Vlerësimit
të Ofertave, i komanduar nga kupola e shtetit e lidhur me “duar të pista:
turke-shqiptare, e kualifikoi duke e shpallur fitues sipas kushteve që vendosi
kompania turke, duke i krijuar privilegjin që të zhvaste jo vetëm shtetin
shqiptar, por edhe çdo kalim automjeti me taksë-gjobë 5 euro e lartë, të cilat
do të përfundonin në xhepin e kësaj firme dhe asnjë qindarkë si investim në
këtë rrugë! I gjendur përballë ankimimit të argumentuar ligjërisht, teknikisht
e financiarisht të Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Catalys and Salillari”,
KPP vendosi skualifikimin e kompanisë turke fantazmë “Vendeka Bigli” e cila u
përzgjodh e u soll nga Turqia për koncesionin e “Rrugës së Kombit”, jo për ta
mirëmbajtur e modernizuar, por për të nxjerr miliarda prej koncesionit 30
vjeçar me këtë rrugë, të dhënë prej shtetit shqiptar, në shkëmbim të pazareve
të bëra më parë me shtetarë që kanë në duar vulat dhe firmat e koncesioneve! me
vendimin e anulimit të fituesit, KPP korrigjoi shkeljet e bëra në procedurat
për kualifikimin e firmës turke “Vendeka Bigli”, duke e kualifikuar këtë
bashkim kompanish serioze e të fuqishme shqiptare jo vetëm për ofertën me
leverdi ekonomike, por edhe për profesionalizmin, garancinë dhe standardet e
paraqitura nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Catalys and Salillari”.
Kujtojmë, që brenda këtij Bashkimi operatorësh biznesi të mirënjohur të botës
së biznesit shqiptar, pjesë kryesore është kompania “Kastrati”, ky biznes lider
në Shqipëri, në rajon e më gjerë i cili ka dhënë prova serioziteti të
zhvillimit të çdo projekti e kooperimi me bashkime operatorësh brenda dhe
jashtë Shqipërisë. I bashkuar një sipërmarrje koncesionare me firmën “Salillari”,
kompania e madhe dhe e fuqishme “Kastrati”, do të jetë fuqia bazë e
mbarëvajtjes së këtij koncesioni, që do të garantoj shërbimeve cilësore e
funksionale në çdo parametër të “Rrugës së Kombit”. Por më kryesorja në këtë
vendim të KPP për kualifikimin e kompanisë “Kastrati” dhe bashkëpunueses së tij
është një fakt me shumë rëndësi.
Anulimi i
koncesionit të “Rrugës së Kombit” është prova e parë kundër kompanive fantazma
që kanë pushtuar me afera sektorët strategjikë të Shqipërisë, por së pari
konfirmon faktin, që pas 25 vitesh pushtim e shkatërrim ekonomik prej të huajve
erdhi koha, që kompanitë e konsoliduara shqiptare, të marrin në dorë
koncesionet strategjike dhe të zhvillojnë ekonominë shqiptare….