Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve pas përplasjes me ta përpara Kuvendit.
Një prej protestuesve është shtrirë për pasojë në tokë. Atij i kanë ardhur në ndihmë qytetarë të tjerë duke e mbajtur dhe duke përdorur ujë për ta qetësuar.
Policia ka lëshuar disa herë gaz lotsjellës në drejtim të tyre.
Pamjet e rënda tregojnë qartazi persona të lënduar nga të dy palët, protestues edhe efektivë policie. Sipas raportimeve nga protesta te Parlamenti të lënduar deri tani kanë mbetur 5 persona, dy protestues dhe 3 efektivë policie.
Siç raportuam edhe më herët, disa persona i janë drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore.