Bashkia e Tiranës shpenzon fonde të mëdha për propagandën nga paratë e taksapaguesve kryeqytetas. Për këtë ka ngritur struktuara të posaçme që paguhen nga buxheti. Kështu, bashkia ka drejtori për Rininë, ndërmarje për Eventet dhe Dekorin, qendra kulturore, Drejtorinë e Përgjithshme të Medias dhe Komunikimit etj.Kjo e fundit ( Media dhe Komunikimi) ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm. Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë 43 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun është një drejtori e cila në misionin e saj “është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e komunikimit, krijimin e rrjetit dhe kanaleve komunikueseBëhet fjalë për kontratën me objekt “Shërbim fushate komunikimi/ndërgjegjësimi”. Fondi Limit i caktuar për këtë tender është 9,978,000 lekë pa tvsh ose 120 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH-në.Sic mësojmë, tenderi është anuluar më 19 janar 2026 për arsye se nuk i paraqitën oferta të përshtatshme.

Për se do të shpenzohen paratë?Fillimisht kërkohet prezantimi i detajuar i konceptit dhe planit të detajuar për komunikim dhe identiteti vizual. Gijotina raporton se në këtë kuadër duhen 2 spote audiovizive 30-60 sekonda, full HD, për rrjete sociale. Më tej duhen përgatitur 32 video për rrjete sociale 15-30 sekonda me format instagrami, me titra në shqip dhe anglisht.Pjesë e projektit janë edhe 32 infografika dhe animacione për instagram. Fituesi i tenderit duhet të përgatisë 40 postera që do të vendosen në reklamat që gjenden tek stacionët e autobusëve. Pjesë e paketës do të jenë edhe 4 evente publike që duhen dokumentuar me foto dhe video.Një pikë e rëndësishme është fushata me katër figura publike me ndikim të cilët do të paguhen që secili të bëjë dy postime dhe një video në rrjetet sociale.Së fundmi vjen “Media Buying” për optimizimin e fushatave dhe reklamimi në media. Kaq mund të thuhet zyrtarisht, por dihet se paratë e këtyre fushatave u shkojnë mediave të sponsorizuara nga “Rilindja”.




















