Ambasadori i Perusë, Luis Fernando Augusto Sandoval Davila, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

687
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Perusë, Sh.T.Z. Luis Fernando Augusto Sandoval Davila.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi nevojën e një fokusi më të madh në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe në fushën e bashkëpunimit kulturor. 
Ka ardhur koha që të finalizohen marrëveshje dypalëshe dhe të konkretizohet bashkëpunimi në këto fusha – nënvizoi Presidenti Meta.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se, midis dy vendeve duhet nxitur më tej tradita e mirë e mbështetjes reciproke dhe e bashkëpunimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Sigal