Furnizimi me ujë të pijshëm, Gjermania jep 25,5 milion euro për dy projekte

513
Banka Gjermane për Zhvillim ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një shumë prej 25.5 milion eurosh për ndërtimin e disa ujsjellësave në zona të ndryshme të vendit.Nga këto projekte pritet të përfitojnë rreth 75 mije qytetarë kryesisht në zonat rurale.ndërkohë që me një fond prej 40 milion eurosh qeveria gjermane ka financuar ndërhyrje në rrjetin e trasmetimit të energjisë.
Rreth 75 mijë banorë të zonave rurale do të përfitojnë nga kredia gjermane për ndërtimin e disa ujsjellësave .Përfaqësuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u shpreh se synim është ndërtimi I tyre ne ato fshatra ku më shumë banorë.
Blendi Bushati: Do të synohen fshatrat që kanë një popullsi të qëndrueshme me tendencë pozitive të migrimit dhe fshatra me 200 banorë të përhershëm, sigurisht synimi është për fshatrat e mëdhenj dhe sidomos për grupe fshatrash.
Deputeti demokrat Kozma Dashi ngriti si shqetësim jo vetem mungesën e ujit në shuma fshatra të vendit por edhe faturimin afrofe.
Kosma Dashi: Janë fshatrata të tëra që nuk kanë pikë uji. Të vënë në siklet kur të thonë zotëri sa herë lahesh ti? Ne nuk lahemi se nuk kemi ujë.
Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion edhe një shumë prej 40 milion eurosh për rrjetin e trasmetimit të energjisë.
“Kompleton kuadrin e 3 marrëveshjeve duke prekur të tre sistemet, gjenerimin, transmetimin dhe shpërndarjen.”
Marrëveshjet moren edhe votat e opozites dhe ato jane pjese e paktes prej 6 marreshjeve te firmosura mes Shqiperise dhe Gjermanise gjate vizzites se kancelares gjermane ne TIrane.
Sigal