Furgoni përplaset me Benzin, bllokon aksin Korçë-Bilisht

285
Sigal

Një furgon është përplasur pasditen e sotme me një automjet tip Benz.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë.

Si pasojë e përplasjes, aksi nacional është bllokuar përkohësisht, siç shihet edhe në foto.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.