Furgoni përmbyset në Llogara, krijohet trafik i dendur makinash

281
Sigal

Një furgon është përmbysur në rrugë në Qafën e Llogarasë, duke bllokuar kështu edhe akset e kalimit.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përmbyset në rrugë. Për fat të mirë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm një person.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.

Nuk dihet se kur do të hapet rruga, në kohën kur është shumë e nevojshme, aq më tepër në këtë kohë, kur numri i vizitorëve për në plazh në Vlorë është rritur ndjeshëm.