Fundjavë ideale për plazh, temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit për sot

136
Sigal

Ditën e sotme gjatë paradites i gjithë territori i vendit tonë do të jetë i përfshirë nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, por në disa zona të thella malore do të ketë disa kalime vranësirash.

Në orët në vijim vranësirat pritet të shfaqen në të gjithë zonat malore dhe të ulëta ku në skajin verior të vendit do të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në orët e para të ditën por gjatë mesditës pritet një rritje e konsiderueshme ku do të variojnë nga 16°C deri në 40°C .

Era do të fryjë me shpejtësi të lehtë rreth 35km/h me drejtim nga veriperëndimi duke krijuar dallgëzim në det deri mbi 2 ballë.