FOTOT/ Gurë e dhé, shihni si është bllokuar autostrada e Elbasanit nga shembja e masivit shkëmbor

451
Një masiv shkëmbor është shkëputur nga skarpati anësor duke bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël.
Pamjet nga vendi ku autostrada është bllokuar nga gurët.
Bëhet me dije se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes nga Elbasani në Tiranë ndërsa Tiranë-Tunel i Krrabës-Elbasan është e qarkullueshme. Nga Elbasani në Tiranë, lëvizja e mjeteve bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.
Megjithëse ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 deri tani nuk ka asnjë masë për evadimin e gurëve të rënë në trasenë e rrugës në Mamël
Sigal