FOTO/ Zbulohet bashkëshortja e Begajt, Zonja e Parë e ardhshme e vendit

199
Sigal

Familja e presidentit që u votua të shtunën duket e qetë dhe me shumë pak gjurmë në Google. Bashkëshortja quhet Armanda dhe punon në KLSH. Begajt kanë dy djem, që të dy studentë në mjekësi, njëri 21 dhe tjetri 18 vjeç.

Armanda punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ajo nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.

Armanda Begaj do të jetë “Zonja e Parë” pas betimit të bashkëshortit si President i Republikës më 24 korrik.

Kur Ilir Meta u betua si President, Monika Kryemadhi refuzoi titullin e nderit “Zonja e Parë” e vendit, duke ndjekur një karrierë në politikë si kryetare e LSI-së dhe ia kaloi postin vajzës së saj të madhe.

Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë specialiste e IT në KLSH.

FOTO/ Zbulohet bashkëshortja e Begajt, Zonja e Parë e ardhshme e