Thellohet tragjedia në Durrës dhe Thumanë, dy zonat më të dëmtuara nga tërmetet në këto dy ditë tragjike për shqiptarët.
Sipas mediave, tërmeti i pasdites së sotme me magnitudë 5.3 dhe që zgjati disa sekonda, ka shkaktuar sërish panik të madh në Durrës.
Në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar është shembur një godinë 4-katëshe, që ishte dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i djeshëm.
Fatmirësisht mësohet se brenda banesës nuk kishte asnjë njeri.






















