OSHEE çon në prokurori 5 punonjës dhe shkarkon 78 të tjerë

498
TIRANË – Shtatëdhjetë e tetë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë shkarkuar nga puna pas shkeljeve në detyrë që vetë institucioni zbuloi se kishin kryer.
Drejtoria e OSHEE në Tiranë pas verifikime të punës në terren, ka konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme tek 78 punonjës.
Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE-së, pesë punonjës të tjerë me funksion lexues, janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim. 
Të kallëzuarit janë me inicialet Z.C, G.Sh, B.K dhe E.S, pjesë e strukturës në Degën e Shitjes, Sektori Lexim – Arkëtimeve në Tiranë kurse i pesti me iniciale D.S, punonte në Agjencinë e Shkodrës.
Në përfundim të njoftimit, OSHEE thekson se do të kërkojë zbatimin e ligjit për të gjithë, duke e nisur nga vetja, “si moral e nevojshëm përballë sfidës për rimëkëmbjen e sektorit përmes rritjes së arkëtimeve dhe uljes së humbjeve”. 
Sigal