FOTO/ Digjet një ‘Benz’ në Thumanë

159
Sigal

Një makinë tip ‘Benz’ ka marrë flakë në Thumanë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur para disa minutash pranë rreth rrotullimit të Thumanës, ndërsa nuk duhen  ende shkaqet që e shkaktuan zjarrin.

Dy të rinjtë që ndodheshin në mjet kanë zbritur menjëherë dhe janë përpjekur që të fikin zjarrin por ka qenë e pamundur.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit S. P.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit.