FOTO/ Dëborë dhe rrebeshe shiu, ARRSH: Këto janë akset e bllokuara

106
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar se si është situata me rrugët në vend, pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve.

ARRSH shkruan se sot ka pasur një rënie të intensitetit të shirave. Në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative. ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.

Njoftimi i  ARRSH:

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës.

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren  për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.