Foto/ Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, autoboti përplaset me makinën, shkak reshjet e dendura të shiut

61
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas-Librazhd, ku një autobot është përplasur me një makinë.

Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar gjatë përfshirjes në aksident të automjetit të tonazhit të rëndë. Gazetari Fatmir Popja raporton për  BalkanWeb se moti i keq me reshje të dendura ka qenë shkaktari i aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti është me targa të huaja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti si edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri